referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar: June 2010

Tuesday, June 8, 2010

Akademia e Forcave Ajrore - Vlore


Aviacioni, per nga natyra teper e vecante e profilit, kerkon nje trainim rigoroz dhe shume kerkues, sepse vete fiziologjia e fluturimit, dhe sidomos ajo per perdorim luftarak kerkojne elementet me te mira psiko/fizike te njeriut. Fillimisht, aviatoret dhe inxhiniero/tekniket e pare te aviacionit te sapo krijuar ishin trainuar ne Bashkimin Sovjetik, meqenese atje ofroheshin kushtet me te mira per trainimin sa me te mire te piloteve luftarake.
Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik ne baza ideologjiko-politike, ashtu si edhe me fushat e tjera te ekonomise, ushtira filloi te vuante menjehere pasojat e prerjes se ndihmave ushtarake sovjetike. Por sektori qe ndjehu me shpejte mungesen ishte aviacioni, sidomos ne pjese kembimi e baze materiale.

Duke pare kete zhvillim, u be e dukshme se do te lindte nevoja shume shpejte per furnizimin me gjak te ri te radheve te aviacionit. Ne baze te ideologjise se asaj kohe “Te mbeshtetemi ne forcat tona”, u vendos krijimi i nje shkolle e cila rol do te kishte nxjerrjen e piloteve dhe teknikeve te aviacionit, duke shfrytezuar pervojen e fituar nga kuadrot e shkolluar ne BRSS.
Per kete, ne 11 Maj 1962, me dekretin e leshuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, u vendos hapja zyrtare e Shkolles se Larte Ushtarake te Aviacionit.
Menjehere shkolla filloi te pregatise pilote, teknike avioni (radioje, armatimi e paisjesh elektrike). Fillimisht, kuadrot e pare u pregatiten me program dy vjeca, kurse pas vitit 1964 programet e shkolles u bene tre vjecare. Ne vitin 1976, Shkolla e Larte Ushtarake e Aviacionit, per tju pergjigjur me mire kerkesave ne rritje te armes se aviacionit, u be institucion me program tre vjecar per te gjitha specialitetet.

Nga ana organizative, shkolla u ngrit ne baze Regjimenti Ajror te perbere nga tre Skuadrilje, duke ju dhene kodi 9011. Per pregatitjen praktike te kuadrove pilote u vendos perdorja e pistes se dheut ne Pish Poro (Akerni) e vendosur prane Lagunes se Nartes ne veri te qytetit te Vlores. Kjo piste ishte ndertuar qe ne 1950 dhe sherbente si baze rezerve e Regjimentit te Kucoves.
Vitin e pare te shkolles, gjate fazes se trainimit fillestar, kuadrot pilote pregatiteshin ne avionin me helike CJ-6A te prodhimit kinez. Ne vitin e dyte behej kalimi ne aviacionin reaktiv me trainuesin e avancuar MiG-15UTI (dyvendesh). Ne kete faze, ata qe deshtonin, kalonin ne trainimin per avionet e transportit An-2 dhe Il-14 si dhe per Regjimentin e Helikoptereve ne Farke.
Ne vitin e trete fillonte stervitja ne gjuajtesit njevendesh MiG-15/MiG-15bis, duke i pregatitur pilotet per thithjen nga skuadriljet operative.
Komandanti i pare i kesaj shkolle ka qene Koloneli Babace Faiku, i cili ka dhene kontributin e tij te madh ne hapat e pare te ketij institucioni.

Disa nga studentet e pare te kesaj shkolle u bene nga njerzit me te spikatur te aviacionit Shqiptar, si Koco Biku, Bardhyl Lubonja, J.Bakshevani, P.Lengu, Sefedin Tomcini (deshmor), P.Koroveshi, Thanas Papa, Foto Lako, S.Shahini, Kostandin Sadiku, Flamur Micko, Nehar Jazenxhiu, Naun Todo, Haki Jupasi, Mahmut Hysa, Bardhosh Hasani, Hasbi Serani, Avdi Gjomema, Agim Nanaj, Kaso Petroshati, Hamit Ulqinaku, Guri Merko, Petrika Kostani, Arqile Kosta, Servet Murati, Isa Arapaj etj.
Që nga krijimi i saj e kanë drejtuar Akademinë e Forcave Ajrore dhe kanë dhënë kontributin e tyre për përgatitjen e kuadrove në shërbim të Forcave Ajrore, kuadrot: Koco Andoni, Sali Dibra, Nikollë Dudi, Servet Murati, Petrika Kostani, Isa Arapaj, Gjergji Spaho, Flamur Hoxha, Gëzim Ismaili, Balil Hyseni.

Pas viteve 1990, Regjimenti u riemertua ne 4004. Pas trazirave te 1997s, shkolla dhe baza materiale u demtuan rende, duke bere te pamundur vazhdimin e mesimit.
Pas 1997s Regjimenti 4004 u bashkua me ate 4030 te Kucoves dhe fluturimet filluan perseri disa vjet me vone.
Ish Shkolla e Aviacionit tashme, u kthye ne ‘Shkollen e Trupes’ dhe sherbeu disa vjete per pregatitjen teorike te piloteve te destinuar per helikoptere.


Shenim: Materiali u pregatit nga Bledar Kumbulla
 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.