referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar: May 2012

Wednesday, May 23, 2012

Aviacioni civil e ushtarak ne Filateline Shqiptare

Deshira per te sjelle ate copez se historise se perbashket qe eshte edhe historia e avjacionit nepermjet Filatelise Shqiptare. Do te shtoja se sot kjo eshte edhe gjurma me e mire historike dhe e vetmja kronologji reale e kokeforte per ata qe perpiqen te deformojne, te njollosin apo te shkruajne e te rishkruajne historine sipas interesave te ngushta, qe shtyn dhe permbush egoizmi per disa dhe nga partishmeria per dita te tjere. Sidoqofte nuk pretendoj te sjell ketu historine e Shqiperise por te kontriboj sadopak ne ate te aviacionit civil dhe atij ushtarak shqipetar. Proven per ata pak individe qe dyshojne ne ditet e sotme se aviacioni nuk ishte nje shpikje e « demokracise se çale se sotme » shqipetare por nje ndjekje e llogjikshme e asaj qe kishte kohe qe kishte nisur dhjetra vite me pare.



Qeveria e Pare, Ismail Qemali, Qeveria provizore, Ismail Bej Vlora
1913 pulla e pare Shqipetare

Ne 28 Nentor 1912, Shqiperia shpallet e pavarur dhe e lire. Ngritja e flamurit do te conte ne krijimin e qeverise se pare te perkoheshme dhe gati gjashte muaj me vone « Ministeria e Post – Telegraf Telefonevet » do te nxirte pullen e re te shtetit te ri Shqipetar ne 5maji 1913 (cmimi 1-grosh)







Qe nga ajo kohe do te duhej te kalonin 12 vjet te tjera qe ne 30 Maji 1925 derisa posta shqiptare te nxirte pullen e pare « PAR AVION » (per poste ajrore) me rastin e neshkrimit marreveshjes qeveritare me kompanise gjermane "Lufthansa" Air.
kompania e pare civile ne shqiperi, lufthansa, aviacion civil
30 mai 1925- Adria Aero Lloyd
Ne baze te kesaj marreveshjeje dhjete-vjeçare te koncesionit, Airline-shqiptar me emrin "Adria Aero Lloyd" u themelua ne pranveren e vitit 1925 e fluturimet e para ne Shkoder dhe Vlore filloi ne kete piste te gjelber Adria Aero-Lloyd (vlera bazohej ne frangaari : e gjelber 5-Q ; i kuq 10 – Q ; blu 25 – Q ; gjelber te erret 50 – Q ; vjollce 1 – Fr ; ulliri erret 2 – Fr ; portokall 3 – Fr) Kjo pulle do te riprodhohej edhe nje here dy vjet me vone me zgjeruimin e fluturimeve e saj ne qytete te tjera, te tilla si Elbasan, Korçe, Kukesi Peshkopise dhe Gjirokastres



Ne prill 1928 me nje seri te re pullash shteti shqiptar do te celebront e fluturimin e pare « Vlone – Brindisi » me 24 prill 1928 Ne 1929 nje seri pullash mbi aviacionin, me emrin « Mbreteria-Shqiptare » del ne drite








Ne 10 Korrik 1931 del ne qarkullim pulla mbi hapjen e linjes Tirane-Rome (fluturim i pare me 6 korrik te po atij viti)






Ne vitet 1930 dhe 1931 ridalin gati cdo vit pulla mbi aviacionin civil ne te njejten kohe edhe pullat e fundit te Mbretit Zog. Kjo periudhe perkon edhe me perfundimin e Aeroportit te Laprakes i cili ka pasur permasat 1200x400 metra.
tiran, shqiperi, ahmet, zogu
 Mbreti-Zog-avion mbi Tiran
Ne fillim te viteve ’30 ne kete fushe operonin rreth 40 avione ushtarake transporti dhe civile per linjat nderkombetare ne Rome, Milano, Selanik, Sofje, Beograd dhe Podgorice






Thoja te fundit te mbretit Zog sepse pullat e nxjerra ne gusht te 1939 dhe nje seri prej shtate pullash te ndryshme ne mars 1940 u nxorren nen kujdesin dhe imazhin e Viktor Emanuelit III dhe te Italise fashiste








Dhjete vjet me vone ne dhjetor 1950 do te ishte nje seri pullash (tre cope) per posten ajrore te nxjerra nga Republika Popullore e Shqiperise. Ku duket nje avion DC-3 « Dakota » duke fluturuar mbi Vuno, Rozafa dhe Butrint









Ne 1958 dhe 1960 do te dilnin nga posta e RPSH pulla per 2-vjetorin dhe 4-vjetorin e linjes Tirane-Moske me nje avion te tipit TU-104 (ne ate kohe shume me pak linja civile sherbenin Shqiperine)









 Po aviacioni luftarak ?

 Sigurisht qe po por … paranojak ne « nxjerrjen e sekretit ushtarak » do te nxirte seri pullash « Juri Gagarin » , pulla me aviacionin rus dhe misionin mars me raketat ruse Wostok –et, Lunik !!!




aviacioni luftarak, aviacjoni shqipetar, pilotet
Deri ne fundin e viteve 1976 ne spektrin e aviacionit shqiptar do te kishte disa pulla grafike apo piktura por asnjehere ne daten e lidhur me krijimin e armes se aviacionit






1971 Pilotet plaquette

______





 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.