Avioni do te dale ne skene vetem disa vite perpara luftes se pare boterore dhe qe shume shpejt do te gjente nje avantazh perdorimi ushtarak. Misionet e fillestare ishin te njejta me ato te « balonave » te perdorura me shume per zbulimin, apo regullimin e shenjestres se artilerise. Me vone si nje bombardues i lehte. Pikerisht me qellimin e mbrojtjes kundrejt ketyre « bonbarduesve te lehte » lindi nevoja, qe dha edhe lindjen e avjoneve gjuajtes.
Lufta iltalo-turke, eshte edhe teatri i perdorimit per here te pare te avjoneve ushtarake : me 23 tetor 1911 , nje aviator italian (kapiteni Piazza) fluturon mbi linjat turke per nje misjon zbulimi dhe ne 10 shtator 1912 nje monoplan te tipit Nieuport eshte avioni i pare i rezuar ne lufte ajrore, nga nje bateri mitralozesh.
Aviacioni u perdor ne menyre intensive ne fillimin e luftes se dyte boterore duke u kthyer ne nje perberes teper te nevojshem. « Beteja e Anglise » do te shenonte edhe betejen e pare ajrore te historise. Kjo lufte ajrore shenon fatkeqsisht edhe bonbardimin masiv ajror te objekteve civile.Bombardim qe filloji se peri nga gjermanet me nje RED-mbi- Roterdam ne 1940 dhe perfundoji ne fund te luftes se dyte boterore 1945 bombardimin atomik qe Shetet e Bashkuara te Amerikes ndermoren kunder Japonise , ne Hiroshima dhe Nagasaki.
Te gjithe konfliktet e mevoneshme, pane aviacionin ushtarak, te luante nje rol teper te rendesishem ne te njejten kohe qe edhe avjonet filluan te permiresoheshin dita-dites. Askush sot nuk mundet te vere ne dyshim supremacine absolute te aviacionit ushtarak qofte ky ne aspektin sulmues apo mbrojtes. Deri aty sa te pranohet qe : nje shtet pa aviacion eshte nje shtet pa ushtri !
Nje shkrimtare e viteve 1940 ka thene : Aviacioni eshte prova qe nepermjet deshires ne kemi mundesine te harijme te pamunduren.