Rreth 200 ishte numri i avionëve, qe perbenin armen e Aviacionit Luftarak Shqiptar, nder te cilet:
72 avionë MIG-19,
12 avionë MIG-17,
1 bombardues IL-28,
36 helikoptere MI-4.
Gjithashtu nje numer i konsiderueshem avjonesh luftarake MIG-15 dhe dy skuadrilje avjonesh JAK-81, u shnderruan ne avjone mesimore.
Në Tiranë, në Aerodromin e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë AN-2 për transport trupash, apo në ndihmë të ekonomisë, sikunder edhe 4 avionë transporti IL-14 për transport qeveritar, apo për studime ushtarake dhe gjeografike. Qe prej prishjes me Kinen asnje avjon luftarak nuk erdhi me, ne efektivin e forcave ajrore shqiptare.
Gjatë gjithë historisë së aviacionit ushtarak shqiptar që nga krijimi i tij zyrtar në vitin 1951 kanë rënë në krye të detyrës 37 pilotë. Piloti i fundit i rënë është Jani Tarifa, i cili mbeti i vrarë pas rënies së avionit të tij luftarak MIG-19, në shtator të vitit 2004. Menjëherë pas vdekjes së Jani Tarifës, ministri i Mbrojtjes i asaj kohe pezulloi të gjitha fluturimet me avionët reaktiv dhe avionët e tipit MIG-19, të cilët më pas, në vitin 2005 dolën jashtë përdorimit. Sot politika shqiptare, duke dashur ti shkoje deri ne fund “terapise se shokut” te nisur vite me pare, ka nxjerre ne shitje avionet shqiptare (sikunder kane bere me gjithshka tjeter), duke ulur keshtu plotesisht siparin e e nje periudhe 50-vjeçare, te Aviacionit Luftarak Shqiptar.
Në vitet 1980 ka ardhur një numër i paktë helikopterësh perëndimorë, që iu kaluan Ministrisë së Rendit. Pas viteve 2000, në Forcat Ajrore ka filluar prurja e teknikës fluturuese perëndimore, natyrisht vetem ne helikoptere. Në fillim të vitit 2001 erdhën helikopterët e parë tip AB-206 (Marque Agusta-Bell), ndërsa ne 2003 është kompletuar një skuadrilje e tillë. Ne korrik 2006 helikopteri i tipit Bell 222 humbi ne detin Adriatik.
Te gjithe jane helikoptere te destinuar per “Transport Komercial”. Do te thote se te gjithe mjetet fluturuese, te dhuruara apo te blera ne vitet e demokracise, jane per perdorim civil. Mendoj se sot e vetmja dege e aviacionit qe mundet te funksionoje ne shqiperi ne ditet e sotme, eshte ai i aviacionit civil ... por per kete perpara se te demokratizohen qiejt shqipetare duhet te demokratizohet vendi !
2 comments:
Pershendetje Aldo. Me vjen mire qe me se fundi dikush e permbledh (qofte dhe ne nje website) kete pjese te rendesishme te historise se popullit shqiptar. Une per vete jetoj ne Arizona, USA dhe kete vit ne shtator mora Private Pilot licence dhe po punoj per Instrument and Commercial Rating. Do kisha deshire te dija nqs ka ndonje grua tjeter pilote shqiptare neper bote?...
Me respekt: Desdemona Ellinas Agari
E-mail: KERKOMETEPERDEZI@GMAIL.COM
E nderuara DESDEMONA me vjen mire qe po pres ne blogun tim piloten e pare shqiptare qe njoh. Deri tani nuk kam dijeni per ndonje pilot femer shqiptare ose me origjine shqiptare dhe besomeni qe respekti eshte i dyfishte. Gjithsesi do te kerkoj ne rrethet qe njoh per te pyetur nese dikush tjeter eshte ne dijeni ... gjithsesi nje garanci ju jeni e para PILOTE qe viziton blogu tim ! Kjo eshte e sigurt !
Atehere mire se erdhe ! nese eshte e mundur do te te ftoja te ishe jo vetem nje vizituese por edhe nje pjemarese e ketij blogu per te shtyre e kontribuar me tej per ate qe quhet "Aviacioni shqipetar"
Me respekt Aldo Kromidha
Post a Comment