Aerodromi i Rinasit (TIA – Aeroporti Nderkombetar "Nënë Tereza" i Tiranes - Tirana, Albanie)
Është sot një nga aeroportet më modernë në Shqipëri. Aeroporti i Rinasit filloji ndertimet ne mesin e vitit 1953, me iniciativen e Ministrise se Mbrojtjes dhe ministrit te asaj kohe Beqir Balluku. Punimet u drejtuan nga oficeri i drejtorise se xhenjos Lavdosh Dulaj dhe punimet u kryen nga ushtria dhe … te burgosurit… (qe si gjithnje harrohen te mocionohen, me apo pa dashje, edhe sot e kesaj dite). 25km larg Tiranes, dhe ne nje toke pak a shume moçalore, aerodromi i Rinasit, vendosi te merrte rrelene e aerodromit te Laprakes, i cili ndodhej fare prane qendres se qytetit dhe pothuajse pa asnje mundesi zmadhimi; kusht ky i fundit, teper i domosdoshem me modernizimin e avioneve qe kapercyen kepin e avioneve-helike te asaj kohe ne turboreaktore.
Avjoni i pare shqiptar i dislokuar ne pisten e rinasit ishte IL 28 ne 1958 ; ne 1959 i mberriti skuadrija e MIG 19 PM (12 avione) dhe ne 1962 skuadrilja e MIG 17 , duke komletuar edhe regjimentin e Rinasit.Kompanite ajrore qe operonin ne Shqiperi deri në vitin 1960 ishin : Aeroflot, Jat, Malev, Tarom dhe Interflug. Trafiku arrinte deri në dy fluturime në dite, disa dite ne jave dhe funksioni i tij ishte si aerodrom ushtarak. Gjatë periudhës 1965-1974 u kryen disa përmirësime sherbimesh në aeroportin e Rinasit. Gjatë viteve 1980 dhe 1990, si rezultat i zhvillimit të përgjithshëm teknologjik në fushën e aviacionit civil në të gjithë botën, edhe Shqipëria ndërmori një sërë përmirësimesh të shërbimeve të aeroportit në mënyrë që të përshtateshin me standardet e kërkuara ndërkombëtare. Ne periudhen pas komuniste, aq shume “gurre themeli” u hodhen nga "bu_at e shtetit”, ne inagurimet ne eroportin e Rinasit, saqe “varka mori uje” dhe ... me se fundi ia dhane konçension gjermaneve qe te benin ç’kishin per te bere
FJALOR: Aeroporti - permledh nje bashkesi instalimesh, qe nga pistat, hangaret e avioneve, zyrat e ndryshme dhe deri tek dyqanet, restorantet, etj. Fjala “aeroport” i atribohet teresise se instalimeve te destinuara per pritjen e udhetareve. Aerodromi - Fjale qe kohe me pare pershkruante nje makine fluturuese apo nje ballon do te merrte nje tjeter kuptim ne fillimet e shekullit te 20-te : nje piste ku niseshin ballonat ... e me pas avionet. Sot fjala “aerodrom” perdoret ne nje kontekst ushtarak, ose ne klube private aviacioni (aeroklubet) dhe qe si konsekuence nuk pret pasagjere.
Parku Monceau (Monso)
-
Parku Monceau (Monso), eshte parku me i afert me Harkun e Triumfit, nje
vend ideal per te pushuar ne mes te gjelberimit. Por do te shtoja qe
sikunder i gj...
Kuriozitet mbi Parisin? Muzete, monumentet, parqet e tij? Informacione, guida turistike? Klik ...
No comments:
Post a Comment