Sot ne 24 prill, aviacioni shqiptar feston 57 vjetorin e krijimit...
Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe data zyrtare e krijimit të tij është 24 prilli i vitit 1951.Edhe vëzhgimi i Hapësirës Ajrore është institucionalizuar pas luftës. Me 14 shkurt të vitit 1947 është krijuar kompania e VAIN-it për vrojtimin e Hapësirës Ajrore dhe informimin për objektet e zbuluara.
Grupimi i parë i avionëve luftarak është bërë në Tiranë në vitin 1951, ku bënin pjesë avionë PO-2 dhe JAK-18. Reparti i parë i
Aviacionit Reaktiv është krijuar në vitin 1955 në Kuçovë dhe kishte në përbërje të tij avionë MIG-15. Në vitin 1957 krijohet Reparti Transportit Ushtarak në Tiranë.
Në vitin 1962 Regjimenti I Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen e tij një skuadrile me Avionë MIG-19 dhe një skuadrile me avionë MIG-17. Po në vitin 1962 krijohet edhe Shkolla e Aviacionit.
Në vitin 1967 krijohet Regjimenti i Helikopterëve. Në vitin 1974 krijohet Regjimenti i Gjadrit, i cili ishte i pajisur me avionë MIG-21 dhe MIG-19 përveç disa avionëve mësimorë MIG-17 e MIG-15 për trejnim.
Në vitet '70 Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrile luftarake me MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15. Në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte gjithashtu edhe dy skuadrile me avionë me helikë JAK-81, të cilët shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në Regjimentin e Rinasit kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip IL-28.
Ne ditet e sotme aviacioni shqiptar ka pushuar se egzistuari. Pothuajse i gjithe arsenali i mjeteve te fluturimit, tashme te vjetra, si nje relike e nje kohe te shkuar, jane lene ne abandonim ... sikunder edhe te gjithe plejaden e atyre piloteve te shkelqyer shqiptare.Perfitoj me kete rast te uroj te gjithe aviatoret : GEZUAR FESTEN
1 comment:
Teme interesante dhe e trajtuar . Me pelqen dhe kam pershtypjen se eshte shpjeguar mire. Bravo !
Post a Comment