referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar: November 2010

Monday, November 29, 2010

Periudha e hershme e aviacionit Shqipetar


Persa i perket historise se Aviacionit Shqipetar do te shtoja nje faqe te fundit. Ne kapitullin e pare te armes se aviacionit e kam permendur : “Që në vitin 1920 në Shqipëri janë bërë përpjekje për të organizuar Aviacionin Ushtarak. Në nëntor 1929 u dekretua “Ligji mbi organizimin e Fuqive Armate”, sipas të cilit ushtria emërtohej “Ushtria Kombëtare Shqiptare” dhe ndahej në “Fuqitë Tokësore, Detare e Ajrore”. Ne 1931, 1934 dhe me vone ne 1937 –ten Zogu urdheron organizimin e armes se aviacionit por pa asnje sukses.Pak kohe para Revolucionit te Qershorit, mbreteria numeronte tre avione zbulues te tipit Löhner Biplan afersisht 30 -35 burra qe perbente edhe grupin teknik.
Me kohen shqiperise iu livruan edhe disa aparate te tipit Albatros nga gjermania, te mocionuar si avione civil (duke patur parasysh qe Gjermanise i ishte ndaluar prodhimi ushtarak). Numri varion ndermjet dy e pese avione sipas burimeve te ndryshme, por asnje burim nuk mund te siguroj saktesisht informacionin. Nese marim te vertete te dhenat e revistes “Time” te 17 prillit 1939 domethene dhjete dite pas pushtimit te shqiperise nga italia fashiste nder te tjera thuhet : “...Three hundred and eighty-four warplanes stood by at airports…Forty-eight hours later the bed-ridden Queen lying in Tirana's temporary Royal Palace could hear the roar of whole flights of planes overhead—planes that could not possibly be Albania's, since the country had only two…”

Dy avione …vetem dy avione dhe karkasa e nje avioni te nje kohe me te hereshme qe ishin ne pisten e aerodromit te Laprakes deri pas çlirimit. Disave ndoshta mund tu kujtohen.


Jo me kote e lashe per ne fund kete faqe te fillimeve te aviacionit Arsyeja eshte shume e thjeshte , nuk mund te quhet “arme” nje njesi me dy-tre avione dhe ndonje teknik. “Forcat ajrore” u krijuan realisht ne 24 pill 1951 .

“In two days they had occupied all the important points of the country, with casualties of only 21 killed, 97 wounded. The Albanian Army vanished into the fastnesses of Albania's Dinaric Alps where, unless the Sons of the Eagle (as the Albanians call themselves) have changed since the Turks dealt with them for five centuries” do te shkruante ne te njejin artikull “Time-s”
(Brenda 2 diteve ata pushtuan gjithe pikat e rendesishme te vendit,vetem me 21 te vdekur, 97 te plagosur. Ushtria shqiptare u terhoq neper shtigjet e alpeve dinarike. « Djemte e shqipes » (te pakten sikunder e quajne ata vetevehten) kishin ndryshuar qe prej 5-shekujve bashkepunimi me turqit.


 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.