referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar: May 2010

Thursday, May 27, 2010

Baza Ajrore Kucove

Kodi Ndërkombëtar: LAKC

Me rritjen dhe zhvillimin e shpejte te aviacionit ne Shqiperi, erdhi duke u rritur edhe kerkesa per plotesimin detyrave te reja operative. Per kete u mendua krijimi i nje baze ajrore te madhe ne jug te vendit, dhe si pozicioni me i pershtatshem nga pozitat gjeografike u caktua vendodhja ne jug te qytetit naftembajtes te Kucoves (ne ate kohe Qyteti Stalin).
Punimet per ndertimin e bazes filluan aty nga viti 1952. Pas tre vjetesh dhe me sakt ne 15 Maj 1955 u perurua Aerodromi i ri, shtepia e Regjimentit 23 te Gjuajtesve “Peza”. Komandanti i pare i Regjimentit ishte Koloneli Niko Hoxha i cili ra ne krye te detyres disa vjete me vone.

Menjehere pas krijimit Regjimenti filloi plotesimin e detyrave operative, fillimisht me organiken e asj kohe qe perbehej nga gjuajtesi MiG-15bis dhe versioni stervitor dyvendesh MiG-15UTI.
Pas prishjes se mardhenieve me BRSS, ashtu si gjithe aviacioni edhe baza ajrore u gjend ne veshtiresi, si per pjese kembimi ashtu edhe per karburant. Megjithate, ne bashkepunim me specialistet e laboratorit te naftes ne Kucove, u ngrit nje grup pune per te testuar dhe prodhuar vajgurin special TS-1. Brenda vitit, me ndihmen e kryeinxhinierit Stefan Kongjini, u prodhua me sukses vajguri TS-1 ne vend.

Ne anen e mirembajtjes ne vitin 1968 ndertohet uzina e Riparimit te Avioneve, e cila u be edhe shtylla kryesore e sherbimit te avioneve. Uzina arriti e prodhoje me sukses pjese kembimi sikunder edhe te bente revizion komplet te avioneve luftarak shqipetare(te tipave si: Mig 15, Mig 17, Mig 19, Mig 21).

Ne ditet e sotme Baza Ajrore e Kuçoves pesoi fatin e simotrave te saja ne te gjithe vendin, ndonese nje pjese e uzines eshte ne funksionim edhe sot e kesaj dite ndonese teper e kufizuar ne sherbim dhe ne personel, e destinuar drejt harrimit!


Shenim: Materiali u pregatit nga Bledar Kumbulla

Thursday, May 20, 2010

Baza Ajrore Gjader

Kodi i identifikimit nderkombetar nga ICAO: LAGJ


Duke ju referuar dokumenteve ekzistuese, nga mesi i viteve 60, per te perballuar me mire shkeljet ajrore kundrejt hapesires ajrore Shqipetare, u vendos ndertimi i nje aerodromi i cili do te kishte si rrol kryesor pranadalimin e inkursioneve nga aviacioni jugosllav. Meqenese vete aerdoromi do te ndodhej shume afer kufirit me Jugosllavine dhe vetem pak minuta fluturimi nga bazat e saj, u zgjodh nje vend qe ofronte mbrotje te mjaftueshme. Rezultati ishte, te krijohej nje nga bazat me te vecanta ne Evrope per nga projektimi dhe funksionimi. Kete e tregon dhe veshtiresite e shumta qe u hasen gjate ndertimit, I cili zgjati qe nga 1969 deri nga mesi i viteve 1970.

Vecantia e kesaj baze, eshte ndertimi afer malit prane fshatit Zadrime, me qellim qe avionet te futeshin ne strehim direkt pas uljes. Strehimi perbehet prej nje tuneli rreth 600 metra te gjate ne forme ‘U’ qe mund te strehoje afer 50 avione sebashku me personelin.
Hapja e bazes shenohet ne 15 Mars 1974, ndersa nje vit me pare, per festen e Forcave te Armatosura, ne 10 Korrik 1973 u ul avioni i pare. Kjo baze u be ‘shtepia’ e Regjimentit te ri 5646 te Gjuatesve duke permbledhur fillimisht nje Skuadrilje me gjuajtesin F-6/MiG-19S. me pas, ne Maj 1976, ne baze arriten gjashte trainues te avancuar FT-5 ( nje version kinez dyvendesh i ardhur nga MiG-17) dhe pak kohe me vone nje Skuadrilje F-7A/MiG-21F-13.
Kompletimi perfundimtar u be ne 16 Tetor 1976 kur nje Skuadrilje e tere F-6 mberriti ne Gjader e ardhur nga Kucova. Pas kesaj, baza cilesohej njesia me e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare.

Vitet e fundit te funksionimit njesia u riemertua Regjimenti 4010 i Gjuajtesve.
Baza u be per here te pare publike, kur ne vitet pas regjimit komunist u perdor nga CIA amerikane ne operacionet e vezhgimit te hapesires se ish Jugosllavise gjate luftes se Bosnjes. Nga baza operuan kater avione spiune te telekomanduar Predator II, me pak sukses.


Duke vuajtur nga prerja e fondeve, baza ndaloi funksionimin ne vitin 2000. Tani perdoret si strehim per nje numer avionesh te ngelur.





Shenim: Materiali u pregatit nga Bledar Kumbulla


_
 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.