referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar: December 2010

Monday, December 13, 2010

Konluzion i nje epoke fluturimi


Qe prej 26 korrikut 1909 vitit kur Luis Blerio kaperceu per here te pare La Manshin, me avionin e tij « Bleriot VI » dhe fluturimit te pare te Konkordit ne mars te 1969 do ti ndanin vetem 60 vjet !

« BleriotVI » : shpejtesi maksimale te 80 km/h e ne nje lartesi maksimale 25 metra

« Konkord » : shpejtesi maksimale 2368 km/h e lartesi maksimale 18000 metra lartesi


… dhe ndermjet te dyjave u zhvillua edhe HISTORIA E AVIACOINIT SHQIPETAR ! Eshte evidente qe aviacioni ne shqiperi jetoji epoken e vete ne moshen e duhur. Jetoj ate, qe shume vende me te medhaja se i yni as qe mendonin ta kishin ne ate kohe.
Endrra per te fluturuar eshte endrra e njerezimit qe kaperceu shekujt, endrra e njerezimit qe me se fundi u be realitet dhe i dha krahe edhe endrres se shqipetareve.

Teknologji e tejkaluar ? Sigurisht sot ! Por me teper do te thoja injorance e atyre qe e thone. Teknologjia e avioneve ecte me shpejtesi te jashtezakonshme. Pregatitja e aviatoreve fillimisht u be ne Rusi, me vone me lidhjen e mardhenieve me Kinen dhe mberitjen e tipave te rinj specializimi u be ne Kinedhe. Pas prishjes me kete te fundit formimi i piloteve te rinj u be ne vend
Epoka i la vendit te gjithe njohurite dhe pervojen e aviatoreve te shkelqyer shqipetare, i takonte shtetit demokratik te konvertonte e te çonte me tej ate qe solli e shkuara. Baza materiale per mesimedhenie ishte krijuar, formimi i piloteve ishte optimal, pervoja nuk mungonte !

Vlen te permendet gjithashtu, per ata qe nuk e dine se : MiG (e sidomosMIG-17) ishte kolona qendreore e avicionit te “Paktit te Varshaves” deri ne 1980. I prodhuar nga nje seri shtetetesh se “Paktit” ne Poloni, Cekosllovaki, ne Republiken Popullore te Kines, Sudan dhe Korene e Veriut
Gjithmone per ata qe nuk e dine, te kujtojme qe Shqiperija ishte anetare e Paktit te Varshaves te pakten deri ne 13 shtator 1968 ! Me pas fillon periudha 10-vjeçare e mardhenieve me Kinen. Pjesa dermuese e avioneve shqiptare i perkasin atij dhjetevjecari. Avionet ishin te rinj dhe bashkekohore... natyrisht gjithmone ne kontekstin e epokes.

Nje numer i madh i aviatoreve shqiptare humben jeten ne krye te detyres, gje qe tregon karakterin e veshtire te ketij zanati dhe çmimin e larte te endrres se fluturimit. Arsyet qene te shumta, te tilla si teknike, apo njerezore qe me kalimin e kohes i shtohej edhe amortizimi i aparateve.
Do te theksoja qe numri i piloteve qe humben jeten ne krye te detyres i korrespondon gjithashtu epokes. Asaj epoke ndermjet te ciles njeriu fluturoi per here te pare dhe sa hap e mbyll syte kaloji ne supersonike. Asaj epoke ku stabiliteti i avioneve shkonte ne çift me te panjohuren.

Per ata qorra e horra qe sot guxojne te shprehen se aviacioni shqiptar i sherbeu PPSH-se do te thoja :
Ne rradhe te pare ishin ushtarake dhe si te tille i sherbyen Atdheut,me dinjitet e me bindshmeri . Te vendosur per te ruajtur te paprekshem kufinjte e atdheut, te gatshem per ç’do sakrifice, te afte te ulnin ç’do avion qe shkelte sinoret e kufirit Shqipetar gje qe e provuan ne raste te shumta.

Ne rradhe te dyte do te thoja sepse ishin ushtarake ! Ndonse te shkolluar secili veç e veç, me shume se totali i qeverise se sotme ... dhe ushtaraket i binden urdhrit !

“... -Avioni XXX kreu detyren ! Marrje ! Kerkoj autorizim per ulje !
- Ju falenderoj avioni XXX ! Marje! Ju lejoj Uljen! ...”

E se treti sepse ishin ushtarake dhe patriote! ...dhe te vetmen here kur aviacioni shqiptar nuk zbatoi urdherin ishte ne 1997 kur dyshes se MiG-15 me pilotet Ardian Elezi, Agron Dajci, iu kerkua te mitralohej popullsia civile dhe ura e Mifolit gjate protestave, nga qeveria demokratike. I vetmi urdher qe nuk u zbatua ne te gjithe historine e aviacionit shqipetar dhe qe provon se per aviatoret shqiptar  ATDHEU mbeti detyre mbi detyrat!!!



 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.