referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar: December 2011

Thursday, December 29, 2011

Si mund te behesh pilot ne ditet e sotme ?



 Aviacioni mbetet nje enderr qe kerkon shume sakrifica. Rruget jane te
shumta.  Gjithsesi kush me mire se ata qe i jane futur kesaj rruge
mund te deshmoje me mire ? Kam kenaqesine te sjell deshmine pilotes se
pare shqipetare (qe njoh)  Desdemona Ellinas Agari !



"Po mundohem te pershkruaj ca gjera shkurt sesi vendosa  te behem pilote.
Ishte nje nga ato endrrat qe fatkeqesisht po te isha ne Shqiperi akoma
nuk do kisha mundesi ta realizoja.
Vite me pare do thosha menjehere se cfare doja te behesha: "Forcat ajrore, pilote me fight jets!". Ne ditet e sotme duke qene ne vendin e duhur, aviacioni civil ishte zgjidhja me e pranueshme per moshen time.
E nisa trajnimin nje vit e gjysem me pare ne  Cochise College,
Aviation Department Professional Flight Training ne Douglas, Arizona.
Pas shume testimesh teorike dhe praktike dhe plotesimit te programit,
ne shtator perfundova dhe mora licensen e pare si Pilot Private.
 Me kete license kam te drejta te plota si pilote ne fluturimet VFR
(visual flight rules - fluturim pa humbur pisten nga syte ). Nderkohe
kam dhene me sukses testimet teorike me FAA (Federal Aviation
Administration) per License Commercial,  Instrument Rating (qe te jep
mundesine te fluturosh IFR (instrument flight rules - duke u bazuar ne
instrumentat e fluturimit). I njejti program qe perdorin pilotet e
linjave ajrore) dhe po mundohem te mbaroj me numrin e oreve te
fluturimit qe me duhen per te marre keto dy licensa. 


Deri tani kam gati 100 ore fluturimi ne logbook nga te cilat 15 jane solo.
Te gjitha oret e fluturimeve Jane bere me Piper Warrior Cheereoke
single engine airplane.Nderkohe fluturoj per fun me nje avion Cesna
187, qe konsiderohet high performance and complex airplane.
Qellimi im final eshte  te behem flight instructor deri vitin tjeter,
te marr multi-engine rating, te kem avionin tim personal ne kategorine
sport dhe te marr pjese ne garat  akrobatike. Me mbetet akoma rruge
per te bere dhe nuk eshte e lehte ... Por aty ku eshte endrra dhe
vullneti, ekziston mundesia e realitetit !"

Shpresoj ti kem dhene pergjigje pyetjes aq shpesh te drejtuar nga
internotet shqiptare, falenderoj Desdemonen per deshmine e saj dhe e
ftoj ne nje bashkepunim te metejshem. Do te shtoja qe sot me mbylljen
ne shqiperi te aviacionit ushtarak i eshte vene kryq edhe formimit te
piloteve luftarake shqipetare.
Rruget alternative i perkasin
individit; te tilla si aviacioni civil apo aviacioni luftarak i
vendeve te tjere (ne kuadrin e shtetit ku banojne).

 Ajo qe eshte me e thjeshte eshte te shkaterrosh ! Te ndertosh,
reformosh, ndryshosh, te perdoresh ate qe ke per te ecur pepara eshte
tipari i njerezve krenare ... tek e fundit c'i duhet ajri, atij qe
kerkon vetem te zvarritet !



P.S. Pershendes Desdemona Ellinas Agari per informacionin dhe gadishmerine
 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.