referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar

Friday, May 2, 2008

Tipat e Avjoneve

Avjon Kapes eshte nje eshte nje avjon ushtarak, i konceptuar per te sulmuar avjonet kundershtareMIG_gjuajtes_kapes, me qellim pengimin e nje sulmi apo nje bombardimi. Ne te njejten kohe nje avjon kapes mund te shoqeroje e te mbroje nje avjon (bombardues psh) te te njejtit kamp, per realizimin e misjonit.



Avjon gjuajtes eshte nje avjon ushtarak, i konceptuar per te sulmuar shenjestra te caktura, te tilla si tank, anije, trupat armike etj, etj, etj. Ky tip avjoni operon ne lartesi te uleta per te mbeshtetur forcat sulmuese, ne te kundert me avjonet bombardues qe sulmojne objkte apo shenjestra me strategjike dhe pergjithesisht ne lartesi te medhaja. Misionet e avjoneve gjuajtes ne shumicen e rasteve quhen « Close air support » qe do te thote « mbeshtetje ajrore ».
Gjuajtes_kapes_2Gjithmone e me teper ndeshim avjone te tipit gjuajtes-kapes, qe jane te adaptuar per te dy misjonet ne te njejten kohe


Nje Bombardues eshte avjoni ushtarak i konceptuar per shkaterrimin e shenjestrave strategjike. Fillimisht me bomba, por ne ditet e sotme ne shumicen e rasteve jane te pajisur me raketa te drejtuara.


Avjonet e zbulimit apo te « survejimit »jane avjonet ushtarake te konceptuar per te vezhguar aktivitetin armik, per te mbeshtetur sulmin e te njejtit kamp, dhe ne pergjithesi nuk jane avjon_zbulimite pajisur me armatim ofensiv.


Nje Avjon transporti apo nje avjon-kargo eshte avjoni i destinuar per transportin e materialeve ose te mallrave nga nje pike ne nje tjeter. Ne te njejten ide gjen perdorim edhe avjonet furnizues , te afte te furnizojne disa avjon ne ajer! Ne rastin e avjoneve ushtarake ai mund te transportoje edhe trupa parashutiste ose ushtare! (Ne te kundert nme avjonet civile ku tranporti i mallrave eshte plotesisht i ndare nga ai i udhetareve)


Avjoni stervitor eshte avjoni ushtarak, i perdorur per formimin e piloteve te rinj, ne fluturim .Ne pergjithesi jane avjone me arme konvencionale per strevitje por qe gjithsesi jane avjone qe mund te perdorin armatim luftarak.

Friday, April 25, 2008

Historia e avjacionit - ne tre reshta ...

Termi « aviacion » eshte perdorur per here te pare nga shkrimtari, ish oficer marine, Gabriel La Landle ne 1863, i bazuar nga folja avier, qe vjen nga latinishtja avis « zog » dhe me prapashtesen – ation.

Avioni do te dale ne skene vetem disa vite perpara luftes se pare boterore dhe qe shume shpejt do te gjente nje avantazh perdorimi ushtarak. Misionet e fillestare ishin te njejta me ato te « balonave » te perdorura me shume per zbulimin, apo regullimin e shenjestres se artilerise. Me vone si nje bombardues i lehte. Pikerisht me qellimin e mbrojtjes kundrejt ketyre « bonbarduesve te lehte » lindi nevoja, qe dha edhe lindjen e avjoneve gjuajtes.


Lufta iltalo-turke, eshte edhe teatri i perdorimit per here te pare te avjoneve ushtarake : me 23 tetor 1911 , nje aviator italian (kapiteni Piazza) fluturon mbi linjat turke per nje misjon zbulimi dhe ne 10 shtator 1912 nje monoplan te tipit Nieuport eshte avioni i pare i rezuar ne lufte ajrore, nga nje bateri mitralozesh.


Aviacioni u perdor ne menyre intensive ne fillimin e luftes se dyte boterore duke u kthyer ne nje perberes teper te nevojshem. « Beteja e Anglise » do te shenonte edhe betejen e pare ajrore te historise. Kjo lufte ajrore shenon fatkeqsisht edhe bonbardimin masiv ajror te objekteve civile.Bombardim qe filloji se peri nga gjermanet me nje RED-mbi- Roterdam ne 1940 dhe perfundoji ne fund te luftes se dyte boterore 1945 bombardimin atomik qe Shetet e Bashkuara te Amerikes ndermoren kunder Japonise , ne Hiroshima dhe Nagasaki.


Te gjithe konfliktet e mevoneshme, pane aviacionin ushtarak, te luante nje rol teper te rendesishem ne te njejten kohe qe edhe avjonet filluan te permiresoheshin dita-dites. Askush sot nuk mundet te vere ne dyshim supremacine absolute te aviacionit ushtarak qofte ky ne aspektin sulmues apo mbrojtes. Deri aty sa te pranohet qe : nje shtet pa aviacion eshte nje shtet pa ushtri !


Nje shkrimtare e viteve 1940 ka thene : Aviacioni eshte prova qe nepermjet deshires ne kemi mundesine te harijme te pamunduren.

24 prilli - Festa e Aviacionit


Sot ne 24 prill, aviacioni shqiptar feston 57 vjetorin e krijimit...


Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe data zyrtare e krijimit të tij është 24 prilli i vitit 1951.Edhe vëzhgimi i Hapësirës Ajrore është institucionalizuar pas luftës. Me 14 shkurt të vitit 1947 është krijuar kompania e VAIN-it për vrojtimin e Hapësirës Ajrore dhe informimin për objektet e zbuluara.

Grupimi i parë i avionëve luftarak është bërë në Tiranë në vitin 1951, ku bënin pjesë avionë PO-2 dhe JAK-18. Reparti i parë i

Aviacionit Reaktiv është krijuar në vitin 1955 në Kuçovë dhe kishte në përbërje të tij avionë MIG-15. Në vitin 1957 krijohet Reparti Transportit Ushtarak në Tiranë.

Në vitin 1962 Regjimenti I Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen e tij një skuadrile me Avionë MIG-19 dhe një skuadrile me avionë MIG-17. Po në vitin 1962 krijohet edhe Shkolla e Aviacionit.
Në vitin 1967 krijohet Regjimenti i Helikopterëve. Në vitin 1974 krijohet Regjimenti i Gjadrit, i cili ishte i pajisur me avionë MIG-21 dhe MIG-19 përveç disa avionëve mësimorë MIG-17 e MIG-15 për trejnim.


Në vitet '70 Aviacioni Luftarak kishte në efiçensë të plotë mbi 70 avionë MIG-19 dhe 12 avionë MIG-21, një skuadrile luftarake me MIG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MIG-15. Në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte gjithashtu edhe dy skuadrile me avionë me helikë JAK-81, të cilët shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në Regjimentin e Rinasit kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip IL-28.

Ne ditet e sotme aviacioni shqiptar ka pushuar se egzistuari. Pothuajse i gjithe arsenali i mjeteve te fluturimit, tashme te vjetra, si nje relike e nje kohe te shkuar, jane lene ne abandonim ... sikunder edhe te gjithe plejaden e atyre piloteve te shkelqyer shqiptare.

Perfitoj me kete rast te uroj te gjithe aviatoret : GEZUAR FESTEN

Thursday, April 24, 2008

Gezuar festen e Aviacionit

H5_F6

Uroj te gjithe ish pilotet, me rastin e fetes se Aviacionit ne kete 24 prill :


Gezuar festen e Aviacionit !


20050411202315avion

Uroj me te njejetin rast Gezuar edhe familjeve te aviatoreve shqiptare !


Per ata qe duan te dine me shume mbi aviacionin shqipetar lexoni shkrimet per aviacionin

MiG_15_03

 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.