referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar: Akademia e Forcave Ajrore - Vlore

Tuesday, June 8, 2010

Akademia e Forcave Ajrore - Vlore


Aviacioni, per nga natyra teper e vecante e profilit, kerkon nje trainim rigoroz dhe shume kerkues, sepse vete fiziologjia e fluturimit, dhe sidomos ajo per perdorim luftarak kerkojne elementet me te mira psiko/fizike te njeriut. Fillimisht, aviatoret dhe inxhiniero/tekniket e pare te aviacionit te sapo krijuar ishin trainuar ne Bashkimin Sovjetik, meqenese atje ofroheshin kushtet me te mira per trainimin sa me te mire te piloteve luftarake.
Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik ne baza ideologjiko-politike, ashtu si edhe me fushat e tjera te ekonomise, ushtira filloi te vuante menjehere pasojat e prerjes se ndihmave ushtarake sovjetike. Por sektori qe ndjehu me shpejte mungesen ishte aviacioni, sidomos ne pjese kembimi e baze materiale.

Duke pare kete zhvillim, u be e dukshme se do te lindte nevoja shume shpejte per furnizimin me gjak te ri te radheve te aviacionit. Ne baze te ideologjise se asaj kohe “Te mbeshtetemi ne forcat tona”, u vendos krijimi i nje shkolle e cila rol do te kishte nxjerrjen e piloteve dhe teknikeve te aviacionit, duke shfrytezuar pervojen e fituar nga kuadrot e shkolluar ne BRSS.
Per kete, ne 11 Maj 1962, me dekretin e leshuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, u vendos hapja zyrtare e Shkolles se Larte Ushtarake te Aviacionit.
Menjehere shkolla filloi te pregatise pilote, teknike avioni (radioje, armatimi e paisjesh elektrike). Fillimisht, kuadrot e pare u pregatiten me program dy vjeca, kurse pas vitit 1964 programet e shkolles u bene tre vjecare. Ne vitin 1976, Shkolla e Larte Ushtarake e Aviacionit, per tju pergjigjur me mire kerkesave ne rritje te armes se aviacionit, u be institucion me program tre vjecar per te gjitha specialitetet.

Nga ana organizative, shkolla u ngrit ne baze Regjimenti Ajror te perbere nga tre Skuadrilje, duke ju dhene kodi 9011. Per pregatitjen praktike te kuadrove pilote u vendos perdorja e pistes se dheut ne Pish Poro (Akerni) e vendosur prane Lagunes se Nartes ne veri te qytetit te Vlores. Kjo piste ishte ndertuar qe ne 1950 dhe sherbente si baze rezerve e Regjimentit te Kucoves.
Vitin e pare te shkolles, gjate fazes se trainimit fillestar, kuadrot pilote pregatiteshin ne avionin me helike CJ-6A te prodhimit kinez. Ne vitin e dyte behej kalimi ne aviacionin reaktiv me trainuesin e avancuar MiG-15UTI (dyvendesh). Ne kete faze, ata qe deshtonin, kalonin ne trainimin per avionet e transportit An-2 dhe Il-14 si dhe per Regjimentin e Helikoptereve ne Farke.
Ne vitin e trete fillonte stervitja ne gjuajtesit njevendesh MiG-15/MiG-15bis, duke i pregatitur pilotet per thithjen nga skuadriljet operative.
Komandanti i pare i kesaj shkolle ka qene Koloneli Babace Faiku, i cili ka dhene kontributin e tij te madh ne hapat e pare te ketij institucioni.

Disa nga studentet e pare te kesaj shkolle u bene nga njerzit me te spikatur te aviacionit Shqiptar, si Koco Biku, Bardhyl Lubonja, J.Bakshevani, P.Lengu, Sefedin Tomcini (deshmor), P.Koroveshi, Thanas Papa, Foto Lako, S.Shahini, Kostandin Sadiku, Flamur Micko, Nehar Jazenxhiu, Naun Todo, Haki Jupasi, Mahmut Hysa, Bardhosh Hasani, Hasbi Serani, Avdi Gjomema, Agim Nanaj, Kaso Petroshati, Hamit Ulqinaku, Guri Merko, Petrika Kostani, Arqile Kosta, Servet Murati, Isa Arapaj etj.
Që nga krijimi i saj e kanë drejtuar Akademinë e Forcave Ajrore dhe kanë dhënë kontributin e tyre për përgatitjen e kuadrove në shërbim të Forcave Ajrore, kuadrot: Koco Andoni, Sali Dibra, Nikollë Dudi, Servet Murati, Petrika Kostani, Isa Arapaj, Gjergji Spaho, Flamur Hoxha, Gëzim Ismaili, Balil Hyseni.

Pas viteve 1990, Regjimenti u riemertua ne 4004. Pas trazirave te 1997s, shkolla dhe baza materiale u demtuan rende, duke bere te pamundur vazhdimin e mesimit.
Pas 1997s Regjimenti 4004 u bashkua me ate 4030 te Kucoves dhe fluturimet filluan perseri disa vjet me vone.
Ish Shkolla e Aviacionit tashme, u kthye ne ‘Shkollen e Trupes’ dhe sherbeu disa vjete per pregatitjen teorike te piloteve te destinuar per helikoptere.


Shenim: Materiali u pregatit nga Bledar Kumbulla

10 comments:

Adi said...

Pershendetje

Une jam Admirim Cakolli, jam teper i dhene pas avioacionit qe nga koha kur isha femije.

Kisha dashur te ju beja disa pytje ne qofte se eshte e mundur te me shtoni ne msn me email adresen

admirimi.-@live.com

Anonymous said...

Jam Sokol HASANI,djali i Bardhosh HASANIT.Turp t'ju vije qe e keni harruar kontributin e tim eti ,duke shkruar vetem 2 fjali sikur ishte ndonje pilot i rendomte.S'e prisja kete nga brezi juaj.Ju shihja me admirim si njerez me karakter,por doli qe na keni mesuar ato qe s'benit dot vete!!

AKRO said...

Gezohem para se gjithash z. Hasani, per pjesmarien dhe opinjonin tuaj !
Lejomeni tju kujtoj, ne vazhdim, qe ky blog nuk eshte siti i Ministrise se Mbrojtjes, por nje blog modest e me te vetmin qellim per te sjelle ketu sa me shume e sa me drejte te jete e mundur Aviacionin Shqipetar.

Pikerisht ne kete shkrim (ekzaktesisht)ka shume pilote si Koco Biku, Sefedin Tomcini, dhe Mahmut Hysa, qe i njihja dhe i njoh shume mire pasi kane ndare jo vetem te njejtin profesion me babane tim, por edhe kemi banuar ne te njejtat pallate, dhe nuk u kam dhene me shume vend se babajit tuaj Bardhosh Hasani !!!
E pra z Hasani sikunder e kuptoni ne kete shkrim flitet per Shkollen e Aviacionit dhe ndihem i lehtesuar qe ju gjetet edhe emrin e babajit tuaj

Ne krye te blogut kam kerkuar materiale dhe bashkepunime nga te gjithe dhe sikunder e vute re te gjithe komentet kalojne ne menyre te menjehereshme pa patur nevoje te aprovohen me pare nga administrator (prove e nje hapje kundrejt te gjithe propozimeve dhe opinjoneve)

Se fundi z Hasani, brezi im besoj se eshte ai qe kini edhe ju ! Im ate ka dale ne pension ne 1988 ...pra ju le te gjykoni per moshen time

Duke ju falenderuar per opinionin tuaj, pranoni i nderuar pershendetjet e mija te sinqerta

Anonymous said...

Te shkruash per Shkollen e Larte te Aviacionit dhe te mos permendesh asnje nga pedagoget e shquar qe ka patur kjo shkolle eshte nje shkrim pa vlere. Ishin ata pedagoge qe edhe pse ne fillimet e shkolles ishin edhe me rinj ne moshe se studentet e tyre hodhen themelet e Akademise se Aviacionit Shqiptar ne. Ishin ata pedagoge qe pergatiten permbi 30 vjet nje brez te tere pilotash e teknikesh te kualifikur,pergatiten heronj dhe deshmore te kombit. Ishin ata pedagoge qe prisnin me zemer te ngrire cdo kthim prej fluturimit te studenteve qe pergatisnin.Ishin ata pedagoge qe i perjetuan me shume se cdo njeri tjeter fatkeqesite e rrezimit te avionave pasi e kishin cdo pilot si nje pjestar familjeje
.Me vjen mire qe keni ndermarre nje hap te tille per te shkruar per Aviacionin shqiptar por do t´ju sugjeroja qe te investonit me shume kohe dhe seriozitet pasi Aviacioni shqiptar e meriton me shume se cdo pjese tjeter e Ushtrise shqiptare.

Me respekt
(spo e shkruaj emrin pasi nuk dua qe te mendoni se e kam shkruar perse nuk eshte permendur babai im.Ky shkrim ishte per te gjithe pedagoget e nderuar dhe te paharruar te Shkolles se Larte te Aviacionit).

AKRO said...

Sigurisht i nderuar "anonim", vetem para se gjithash lejomeni tju kujtoj e te riperseris ate qe kam shkruar me siper dhe pergjate gjithe faqeve te mija : per hir te te vertetes, te prinderve tane dhe te gjithe atyre qe e kane ne zemer aviacionin shqiptar BASHKEPUNONI !
Jepemeni nje shkrim me te plote mbi Shkollen e Vlores. Jepemeni nje material me te plote mbi aviacionin, dy tre fotografi (qofshin edhe me babane tuaj)dhe ju garantoj vendosjen e shkrimit

Besoj se e kuptoni si femije piloti qe jini se c'do kush nga ne, njeh nje pjese te aviacionit shqipetar ashtu sikunder gjithkush a ka jetuar dhe perjetuar, kryesorja eshte asnjanesia ! Eshte e pamundur te njohim gjithshka dhe aq me mire ndryshe çfare aviacioni do te ishte ?

Atehere mjaft me kritika REAGONI ! Shkruameni ne adresen time duke klikuar ne "kontakomeni" Nese mendoni qe mungon diçka plotesojeni, nese ka dicka te pasakte korigjojeni ! Kush tjeter mund ta beje ?

Se fundi me lejoni i ndreuar "anonim" te dilni nga anonimati (si femije piloti qe jini) Jini krenar dhe i sigurt se askush nuk ju gjukon dha akoma me shume paragjykon. Im ata ishte Vasil Kromidha dhe jam krenar ta them
atehere ... ?

Anonymous said...

Kini te drejte ju zoti Kromydha. Aviacioni kerkon materiale per te plotesuar boshlleqet te cilet ata qe e drejtonin dhe benin ligjet ne aviacion ishte efectivi pilot. Ata jane dhe sot. Ata kane patur mundesi nga zyrat e tyre dhe jane detyruar qe te shkrojne. Po mos harroni se me teper se gjysma e efectivit ishin ata qe siguronin koken e tyre. Ata ishin efectivi i inxhinjerave teknike. Per te cilin ralle u fol dhe ne shume raste u diskretitua. Rasti me i shumtuar ishte skuadrilia e aviacion transportit ne Tirane, pa i dhene as nje te drejte minimale per punen e bere. Megjithate kjo eshte teme tjeter. Shkolla e aviacionit ne Vlore ishte arritja me e madhe e kualifikimit te nje arme ne shqiperi. Me sa degjojme dhe mesojme tani nuk e kane patur shume vende ne Evrope. Hapja e shkolles se Aviacionit ne Vlore i ra si detyre dhe fat qe te ngelet ne istori grupi teknik i ardhur nga baskimi sovietik. Ne kete grup benja pjese dhe une se bashku me nje shok tjeter nga Korca qe kishim mbaruar rezervet e punes ne Korce. Degjova nga ju qe jeni i biri i Vasil Kromydhes por ne vitet '68-'69 ne katin e 4 poshte hyries tende ishte familia ime. Pra grupit tim teknik i ra bara e rende e nje detyre cfiliteshe per kriimin e shkolles te aviacionit. Pra kthehemi ne Shqiperi me dilemen se c'do te behet me ne dhe qeveria na dergon ne aerodromin e Vlores. Aerodromi i Vlores, qe mbas luftes se 2 boterore, mbas perdorimit nga italianet, mbas 20 vjetve ishte depo plehrash i qytetit. Imagjinoni tani sa nje pike artilerie ne kohen e sotme ku detyra e pare ishte pastrimi i rrugve dhe sistemimi i ambientit rreth e perqark dhe papastertive. Kerkesa e pare ishte te zmadhohesin skemat e instruksionave, avion, motor, disa nga cilat ishin 10-15 here zmadhim deri ne 2 metra katrore. Per nje vit e gjysme punuam me skemat e instructionit te motorit dhe te avionit te cilat u mbaruan te plota dhe u vendosen ne per klasa. Ne vitet 61-62 kushtet e jeteses ishin shume te veshtira. Rezervat e shtetit ishin ne mbarrim.Ishte koha e pastrimit te depove te mjellit. Ushtrise i jepeshin funderinat e depove te cilat ishte kthyer 50% me krimba te bardhe. Ky miell nuk sitej se humbiste kilet keshtu beheshe buka dhe na ndaheshe neve. Nje buke ne 6 veta. Tuli i bukes nuk haeshe, por vetem korja. Po edhe korja ne caj nuk hidheshe, se notonin krimbat. Kjo beri qe humbi 1/3 e peshes te njerezve. Shpetuan pa marre semundje. Megjithse ishim ne keto kushte te veshtira, kishim nje inxhinjer qe nuk do ta harrojme kurre, Muhamer Alitaj. Sa po kishte mbaruar universitetin. Po ashtu dhe 3-4 kryesore te tjere te cilet na mbanin me kurajo dhe na mesonin se bashku me kryeinxhinjerin Foton -s' me kujtohet mbiemri-. Gjate asaj kohe, po ndertohej shkolle e re me 2 kate. Ne katin e pare u fut nje avjion me tip MIK15 qe i sherbente praktikes. Po ashtu u ndertua mensa moderne, fjetina e re se bashku me anekset e tjera. U rindertua pista, u asfaltua e re, u ndertua hangar i ri me 12 avjona JAC18 te prodhimit kinez. Se fundi u krijua nje ambient i kompletuar me lule dhe palma qe kishe zili kur e shikonje. Kjo ishte shkolla qe e filluam ne. Dua te cilsoj ketu, paisjet cilesore te shkolles e cila me vone kaloi ne shkolle te larte. Kjo shkolle ne vend te pare ne imagjinate duhet te ruhej si muze ose shkolle per te ardhmen por ne vend te saj shikon nje hiroshime shqiptare kur nuk ka asgje. Keshtu perfundoi shkolla qe ndertuam ne. Ne te gjithe vendet e botes kane ndodhur permbysje. Dhe permbysia te medha kane ndodhur kur te huajt kane shkaterruar. Ndersa kur ke situat te brendshme si ajo e viteve 1997 qeveri e sakte duhet te blindoje disa objecte te cilat edhe si muze ja vlen ti kesh. Pa le qe ato ishin avangarde te shkences si ajo ajrore dhe detare ne qytetin e Vlores. Keshtu perfundovi shkolla e aviacionit ne Vlore. Ne dite te tjera do vazhdojme me pjesa te tjera.

leonidha said...

Pershendetje

Une jam leonidha kondaj, jam teper i dhene pas avioacionit qe nga koha kur isha i vogel

Kisha dashur te ju beja disa pytje ne qofte se eshte e mundur te me shtoni ne msn me email adresen

leonidhakondaj07@gmail.com

Familja e Majorit te Aviacionit Shqiptar : z.Dalip Xhixha said...

Nje mrekulli per te gjithe shqiparet te kene mundesi ta "shfletojne" kete faqe qe i bashkengjitet "librit" te historise se lavdishme te aviacionit ushtarak shqiptar.
Me kujtohet kur kam qene i vogel, vizitoja shpesh me baben/pedagog, Shkollen e Aviacionit ndertuar ne Vloren e lavdishme dhe te bukur qe na hapi portat, zemrat e gjithe vlonjateve dashamires, ku dhe kaluam rreth 9 vjet, qe mund te them nga me te bukurat e jetes sime dhe te familjes tone te dashur.
Nje shkolle modeste sot, por dje, i kishte te gjitha kushtet per krijuar pilota te klasit te pare si dhe duke u rritur prane babait tim te nderuar, pashe me syte e mi nje deshire, perkushtim te madh nga te gjithe pedagoget perfshire Dalip Xhixha.
Si i vogel, me kujtohet klasa ku babai jepte mesim, maketet me plexiglas qe i kishte skicuar dhe ndertuar me duart e arta te babait, ajo harta gjigande e Shqiperise ku me nje stilolaps/shenjues elektrik bente kontakt me pika strategjike ne harte ne pjese te ndryshme te Shqiperise, avionat qe leviznin mbi objekte me kende te ndryeshme duke krijuar nje pamje visuale 3D qe kursantet pilota ta mesonin sa me lehte dhe mire lendet e Bombardimit dhe te Navigimit qe babai ishte pergatitur ne shkollat ruse dhe kineze me atribute te nje specialist i vertete. Dalipi dhe familja gezoi respekte nga koleget e punes si dhe nga komandantet qe dhe sot me mall i kujtoj si z. Babace Faiku (zoteri i vertete, artist, dashamires dhe nje komandant mjaft i zoti) dhe koleget qe jetomin ne te njejtin pallat 4katesh te lagja Varosh -Vlore, si psh. z. Naum Todo dhe te tjere qe te me falin qe sja kujtoj emrat por qe gjithe ne ato koherea te veshtire ndihmonin njeri tjetrin si nje familje te madhe , familje e Aviacionit Shqiptar.
Ju faleminderit per kete mundesi dhe ne te ardhmen do kem deshire te shtoje te pakten fotot qe babai na la kujtim me ish koleget e tij te nderuar.
Respekt nga familja Xhixha

Varlans' Country Villa said...

For one like me and my family who will travel for the first time, to spend one week at Hotel Paradise Beach (Vlore), it would be quite interesting to get in touch and meet with Albanian aviation professionals in Vlore. I a Romanian airline pilot, now retired (I was born in 1950). If you search google for "doru varlan", you will get enough information about me. I'd like to meet people to tell us more about Albania, to take us and show Vlore etc. etc. Who is eager to meet us between 17 - 24 august 2018 ??? I am ready to make a presentation of the Romanian aviation (in English or Romanian language) if you are eventually interested etc. etc.

Yours sincerely,

Doru Varlan / varlandoru@gmail.com

Unknown said...

Përshëndetje si jeni? Lexova komentin tuaj ,edhe dëshirova të bisedoj me ju. Jam edhe unë e interesuar për të mësuar rreth pilotizmit. Si mund t'a ndjek këtë ëndërr?

 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.