referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar: Cope qielli

Wednesday, May 11, 2011

Cope qielli

Shume pak materiale dhe video te aviacionit shqiptar jane ne dispozicion sot. Ose me sakte shume pak materiale  filmike jane vene ne dispozicion te shikuesve dhe te pasionuarve te aviacionit!
Perse e them kete ? Sepse ne TVSH egzistojne me qindra filmime, historike apo ilustrative te aviacionit shqipetar.

I ka marre "kuçedra" ? Jo, jo akoma !
 "Me urdher nga lart" (njesoj si ne kohen e Enver Hoxhes) materialet filmike ndalohen te preken apo te hidhen ne formatet e sotme te transmetimit. Vete punonjesit e ketij institucioni fatkeq ngrene supet por ... a nuk i perkasin ato filmime publikut te gjere ? Sigurisht qe po, vetem qe urdheruesit ... i perkasin klanevete tyre !

Nje "cope qielli" te atyre filmimeve e sjell ne kete blog ALBAVIATOR nje nder bashkpunetoret me te afert te ketij blogu dhe nje nder me te pasionuarit e aviacionit ne pergjithesi dhe atij shqipetar ne veçanti qe njoh deri tani. Duke gjetur rastin ta falenderoj ne vecanti ju uroj shikim te kendeshem



3 comments:

Anonymous said...

Po pse jini i sigurt qe ka aq shume materiale filmike derisa ishte "sekret shteteror" ? E pastaj pse si paska ministria e mbrojtjes por tvsh ?
Me falni per nderhyrjen! Me pelqen puna e bere ne kete blog, por clidhje ka ketu televizioni nuk e kuptoj.
Diten e mire

AKRO said...

Faleminderit per vleresimin tuaj i (e)nderuar
I sigurt sepse para se gjithash babane e kam patur aviator dhe me sa mbaj mend grupet e xhirimit qe dergonte ministria shkonin te pakten dy here ne vit per te filmuar (per festen e armes se aviacionit dhe per 28-29 Nentorin; shtoji kesaj dhe ndonje 14Korrik apo 1 Maji apo akoma me teper ndonje kronike me "rrepartet e dalluara" ... pastaj sikunder te gjithe te shtetit ishim ashtu edhe institucionet shteterore, te shtetit ishin! A nuk ishte TVSH syri dhe goja e propagandes komuniste dhe ministria e brendeshme veshet e shtetit? Si dje edhe sot asgje nuk ka ndryshuar me "propozim nga poshte dhe me urdher nga lart" arkivohen, prishen apo perdoren sipas deshires.
Edhe "Gjurme ne kaltersi" qe eshte thjesht nje film artistik ku avionet duken nga larg per habi hyn ne listen e filmave "te privatizuar" ndonese eshte film i fushes publike i filmuar me parate e shteti dhe ku dy apo tre vete vendosin per te drejtat e autorit per nje prone publike

Lidhja eshte e drejtperdrejte e materialeve filmike me blogun tim. Eshte ilutrimi i asaj arme krenare e virile sikunder eshte aviacioni qe tregon dhe fuqine shteterore!

Ne France pikat kulminante te parades ushtarake jane parakalimi i Presidentit te Rrepublikes dhe demostrimi ajror !

Duke menduar ti jem pergjigjur rreagimit-pyetes dhe shpresuar te kem plotesuar sadopak kerkesen tuaj ju uroj te gjithe te mirat

p.S ju kerkoj ndjese per redaktimin e vonshem te pyetjes suaj. Ju siguroj qe nuk ka te beje aspak menenvleftesim

Anonymous said...

COOOL shume interesante !!! bravo atij qe e ka bere videon

 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.