referencement automatique - lissage permanent - reparation fenetres - Vitres teintées AKRO - Aviacioni shqipetar: Si mund te behesh pilot ne ditet e sotme ?

Thursday, December 29, 2011

Si mund te behesh pilot ne ditet e sotme ?



 Aviacioni mbetet nje enderr qe kerkon shume sakrifica. Rruget jane te
shumta.  Gjithsesi kush me mire se ata qe i jane futur kesaj rruge
mund te deshmoje me mire ? Kam kenaqesine te sjell deshmine pilotes se
pare shqipetare (qe njoh)  Desdemona Ellinas Agari !



"Po mundohem te pershkruaj ca gjera shkurt sesi vendosa  te behem pilote.
Ishte nje nga ato endrrat qe fatkeqesisht po te isha ne Shqiperi akoma
nuk do kisha mundesi ta realizoja.
Vite me pare do thosha menjehere se cfare doja te behesha: "Forcat ajrore, pilote me fight jets!". Ne ditet e sotme duke qene ne vendin e duhur, aviacioni civil ishte zgjidhja me e pranueshme per moshen time.
E nisa trajnimin nje vit e gjysem me pare ne  Cochise College,
Aviation Department Professional Flight Training ne Douglas, Arizona.
Pas shume testimesh teorike dhe praktike dhe plotesimit te programit,
ne shtator perfundova dhe mora licensen e pare si Pilot Private.
 Me kete license kam te drejta te plota si pilote ne fluturimet VFR
(visual flight rules - fluturim pa humbur pisten nga syte ). Nderkohe
kam dhene me sukses testimet teorike me FAA (Federal Aviation
Administration) per License Commercial,  Instrument Rating (qe te jep
mundesine te fluturosh IFR (instrument flight rules - duke u bazuar ne
instrumentat e fluturimit). I njejti program qe perdorin pilotet e
linjave ajrore) dhe po mundohem te mbaroj me numrin e oreve te
fluturimit qe me duhen per te marre keto dy licensa. 


Deri tani kam gati 100 ore fluturimi ne logbook nga te cilat 15 jane solo.
Te gjitha oret e fluturimeve Jane bere me Piper Warrior Cheereoke
single engine airplane.Nderkohe fluturoj per fun me nje avion Cesna
187, qe konsiderohet high performance and complex airplane.
Qellimi im final eshte  te behem flight instructor deri vitin tjeter,
te marr multi-engine rating, te kem avionin tim personal ne kategorine
sport dhe te marr pjese ne garat  akrobatike. Me mbetet akoma rruge
per te bere dhe nuk eshte e lehte ... Por aty ku eshte endrra dhe
vullneti, ekziston mundesia e realitetit !"

Shpresoj ti kem dhene pergjigje pyetjes aq shpesh te drejtuar nga
internotet shqiptare, falenderoj Desdemonen per deshmine e saj dhe e
ftoj ne nje bashkepunim te metejshem. Do te shtoja qe sot me mbylljen
ne shqiperi te aviacionit ushtarak i eshte vene kryq edhe formimit te
piloteve luftarake shqipetare.
Rruget alternative i perkasin
individit; te tilla si aviacioni civil apo aviacioni luftarak i
vendeve te tjere (ne kuadrin e shtetit ku banojne).

 Ajo qe eshte me e thjeshte eshte te shkaterrosh ! Te ndertosh,
reformosh, ndryshosh, te perdoresh ate qe ke per te ecur pepara eshte
tipari i njerezve krenare ... tek e fundit c'i duhet ajri, atij qe
kerkon vetem te zvarritet !



P.S. Pershendes Desdemona Ellinas Agari per informacionin dhe gadishmerine

16 comments:

Anonymous said...

Po qysh bre cika ne aropllan ? Bravo besa ! Emrin e kam Flora e jam nga Kosova, e tpo pershenes e tlumte !

Po ne Kosove a ka dikush me mthane si munet e a ka shprese per tu ba pilota ?

Anonymous said...

Me behet qefi qe se fundi paska edhe pilote shqiptare ...
:)

Erdhe rastesith ne kete sit e me duket interesant!

Unknown said...

Si te vazhdoj shkollen per Pilot ,sa vjeq duhet studiuar ?

Anonymous said...

Si te behem Pilot ,ku te drejtohem, dhe sa vite duhet te studioj ?

AKRO said...

Me vendimin e mbylljes se aviacionit shqiptar rruget e formimit te piloteve ne vend umbyllen gjithashtu. E vetmja rruge eshte nje burse nga Ministria fantazem e Mbrojtjes por edhe kjo ....
Pra e vetmja rruge qe mbetet eshte formimi jashte shtetit!
Per pilot ushtarak eshte e domosdoshme shtetesia !!!
Forcat Ajrore (ne France)rekruton çdo vit afersisht 50 dhe 80 të rinj që kanë një diplomë të përgjithshme ose teknologjike
Trajnimi zgjat tre vjet dhe të çon në specializime "luftarak" ose "transport".
Para integrimit, ju duhet të përmbushni disa kritere; të jesh në gjendje të aplikosh dhe pastaj të kalosh disa teste e nder te tjera teste sportive, testet motorike, anglishten ...
Informacioni i plote dhe përshkrimet e karrierës janë në dispozicion në sitin e Forcave Ajrore, mos hezitoni të vizitoni faqet e internetit e tyre për më shumë informacion

Pilot i Aviacionit Civil
Në Francë, janë tre sektorë: sektorin shtetëror, Kadetët e Air France dhe sektori privat.
L'Ecole Nationale de l'Aviacionit Civile (ENAC) dhe shërbimet operative trajnimi aviacionit (Sefa) janë formacionet e Shtetit. Rjeti rekruton konkurrues kandidatë me nivelin BAC +2 (gjimnaz +2 vjet studime e ne preference inxhinjeri°
Zinxhiri Kadet Air France synon nivel BAC +1 5gjimnaz +1 vit universitet). KJo dege rekruton çdo vit nga pilote te rinj dhe formimi zgjat 28 muaj.Avantazhi i eshte: ajo garanton një punë pothuajse menjëherë në fund të trajnimit. Dezavantezhi eshte pagesat janë shumë të shtrenjta.dhe numri teper i vogel i piloteve qe formon.
Së fundi, ekziston një sektor privat. Më i gjatë dhe më i shtrenjtë, ajo është te mësuarit në aero-klubet private te pilotazhit e lidhur me Federatën francez ajrore (FFA).
Ne shkrimin, ku plotja shqiptare deshmon formimin e saj i perket pikerisht licenses se kesaj te fundit (sektorit privat) . Duhet theksuar se kjo rruge ndonese shume e shtrenjte eshte me e hapur per te gjithe ata qe duan te behen pilot.

duke shpresuar te jem pergjigjur pyetjes suaj ju uroj realizimin e endrave tuaja

AKRO said...

Natyrisht flas vetem per francen sepse ate njoh, por besoj se edhe ne shtetet e tjera evropiane apo me tutje duhet te jete afersisht e njejta gje!

AKRO said...

disa adresa interneti
- Shkolla nacionale e aviacionit civil:
www.enac.fr

- Aviator ushtarak
www.defense.gouv.fr/air
www.defense.gouv.fr/marine
www.defense.gouv.fr rubrique Alat

Anonymous said...

Pilota civil shqiptar ka,nja 10 i njoh vetem un personalisht,perfshire edhe mua qe kam licencen ppl-cpl-ir
bye

AKRO said...

Natyrisht qe ka ...dhe fatmiresisht i nderuar Anonim , por pyetja eshte "Si mund te behesh pilote sot ne Shqiperi"
E me konkretisht per te rinjte qe duan te kene avia ionin si te ardhme per ti dhene Rruge pasionit qe kane. Prandaj do te ishte interesante e shume me vlere te tregonit (nese eshte e mundur) se cfare rrugesh ka dhe si harrihen
Ju falenderoj

Anonymous said...

Sorry AKRO,isha pak me nxitim :-)
Pèr tu bèrè pilot i aviacionit komerçial sot duhen
70.000 EURO minimumi
shumè pasion
gjuha anglese
njohuri gjometrike(jo kushedi)
Per fat te keq duhet gjetur nje shkollè provate trajnimi jasht shtetit,mundesisht ne UK

bye

AKRO said...

Diku me siper ne po te njejten faqe shkruaj : Me vendimin e mbylljes se aviacionit shqiptar rruget e formimit te piloteve ne vend umbyllen gjithashtu. E vetmja rruge eshte nje burse nga Ministria fantazem e Mbrojtjes ...
Pra i nderuar "Anonim", duke patur per qellim tu pergjigjem atyre shqipetareve qe enderrojne te behen pilot (ushtarak apo civile)
Shprehem per rruget ne France sepse ato njoh (sikunder ne shkrim pershkruhet rruga dhe harritja e nje piloteje shqiptare ne amerike); ju njihni rruget ne Angli ... e pra nese gjeni pak me shume kohe ju ftoj te jepni me gjere rruget, qe ju njihni per tu bere pilot. Ato rruge qe interesohen akoma edhe sot shume te pasionuar nga Shqiperia dhe Kosova, e me kete dua te them qe jo te gjithe kane nje shifer aq te larte ne xhep per te paguar, megjithe pasionin qe kane ne zemer.

Sigurisht duke besuar ne deshiren, mirekuptimin dhe ne modestine tuaj, ju falenderoj ne avance per bashkepunimin tuaj

Anonymous said...

pershendetje une sot rastesish po i exoja kto te dhene mepelqyen shume dhe me sherbyen sepse une jam nga shqiperi dhe sudioj ne itali per pilote :) jam shume krenare qe kam kete mundesi :) ju pershedens e gjitheve

Anonymous said...

Shume interesante te gjitha keto artikuj... Me vjen shume keq qe nuk diponohet nje shkolle e till ne territorin Shiptar per te gjith ata individ qe kan pasion fluturimin pavarsisht moshes. Por mbi te gjitha nese ka dikush pasion arrin gjithcka . PO esht shm e vertet . Por varet edhe mundesit ekonomike sa mund ti suportoj nje individ per te ber hapin definitiv per kete karrjer. Mu be shume qefi edhe qe per here te par lexova (shqip) nje vajze qe ka pasion fluturimin . Vajze trime . Ju uroj gjith te mirat .

Anonymous said...

Pershendetje I lexova te gjitha qe u shkruajten tani dhe enderra ime eshte per pilot dhe jam ne kurs frengjishteje ne nje nivel te larte do doja te dija vetem dicka:Sa vjet duhen per tu bere pilot komercial dhe çfare duhet te dish para se te shkosh ne shkolle per aviation?Ju pershendes te gjitheve mirupafsh ��

Gesti said...

Me behet qefi qe gjeta nje komentues me passion per pilot i cili jeton ketu ne itali doja dhe un te interesohem per te filluar nje kurs

Arber said...

Përshëndetje!
1-Jam i interesuar te di nese eshte e domosdoshte te jesh i diplomuar per te filluar trajnimin si pilot privat ose edhe shteteror ushtarak
2- A mund te marresh nje dokument certifikate nese trajnohesh ne ushtrine e aviacionit?
3-Cfare kriteresh te trjera duhet te paraqes te me pranojne dhe te filloj trajnimin si pilot?
Une jam duke perfunduar shkollen e mesme dhe e kam shume deshire te filloj nje karriere ne linjat ajrore aviacionit.

 
Creative Commons License
Aviacioni nga AKRO eshte vene ne dispozicion sipas termave te licence Creative Commons Paternité-Pas d'Utilisation Commerciale-Pas de Modification 2.0 France.
Bazuar mbi nje veper origjinale te aviacioni.blogspot.com.
Autorizimi per nje tjeter perdorim mund te jepet vetem nga http://aviacioni.blogspot.com/.